AKTUALITET /

Ndodh në Tiranë, i riu bën kallëzim të rremë sikur e plagosën me armë, policia e arreston pasi zbuloi të vërtetën

Rezultoi se 36 vjeçari ishte plagosur aksidentalisht me armën e zjarrit që e mbante pa leje.

Shkruar nga Versus

Ndodh në Tiranë, i riu bën kallëzim të rremë sikur

Tiranë- Një 36 vjeçar i identifikuar si A.H është arrestuar nga policia. Ai kishte bërë një kallëzim në polici ku pretendonte se ishte plagosur nga një person tjetër.

Por hetimet e policisë zbuluan se në fakt 36 vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në automjetin e tij me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje.

Si pasojë, A.H u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe kallëzim të rremë. Versus.al

Poll