AKTUALITET /

Ndodh sërish pranë shkollës, dy vëllezër sherr me thika me një person në Shkodër! Plagosen të tre

Dy të plagosurit janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës.

Shkruar nga Versus
Ndodh sërish pranë shkollës, dy vëllezër sherr me thika
Foto ilustruese

Shkodër- Një konflikt me thika dhe sende të forta ka ndodhur paraditen e sotme mes tre personave pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”.

Si pasojë e konfliktit në lagjen “Kongresi i Përmetit” kanë mbetur të plagosur me thikë dhe sende të forta, të tre të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja vjen pak ditë pasi një 15 vjeçar ndërroi jetë si pasojë e plagosjes me thikë gjatë sherrit me një 14 vjeçar. Më herët ishin shënuar edhe 2 viktima të tjera të rasteve të ngjashme. Ajo çfarë mbetet shqetësuese është mungesa e reagimit të fortë të institucioneve përballë krimeve mes të miturve dhe adoleshentëve. Versus.al

Poll