
Drejtorët e burgjeve të Fushë Krujës dhe Durrësit janë liruar nga detyra me urdhër të kreut të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi. Gjithashtu në vend të tyre janë emëruar drejtuesit e rinj.
"Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar, janë ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale", thuhet në njoftim.
Apostol Luca u shkarkua si drejtor i burgut të Fushë Krujës dhe në vend të tij u emërua Ervis Dedej. Ndërsa shef i policisë u emërua Fatjon Sadikaj me mbi 20 vite përvojë në policinë e burgjeve.
Në burgun e Durrësit u emërua drejtor i ri Serjan Mazrreku ndërsa shef i policisë, Florian Masha.
Me këto lëvizje, drejtoria e burgjeve synon forcimin e përgjegjshmërisë dhe rritjen e kontrolleve. Versus.al

