AKTUALITET /

Në kërkim për sulmin ndaj punonjësve të Ulajt, dorëzohen në polici 11 banorët e Rrjollit

Shkruar nga Versus

Në kërkim për sulmin ndaj punonjësve të Ulajt,

Shkodër- Janë dorëzuar në polici 11 banorë të fshatit Rrjoll në Velipojë të cilët ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se sulmuan punëtorët e kompanisë që po ndërton resortin.

Përgjatë 24 orëve të fundit tre të tjerë janë arrestuar dhe 7 persona janë proceduar penalisht. Sipas avokatit mbrojtës, Ndue Pjetra, të dhunuarit në këtë rast janë banorët pasi protesta e tyre është e drejtë kushtetuese.

Prej rreth 4 javësh, banorët e Rrjollit kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme në vendin ku firma e biznesmenit Bashkim Ulajt, po ndërton resortin e tij luksoz. Ata pretendojnë se janë pronarë të tokës dhe se pronat po u zaptohen nga Ulaj. Gjatë protestave të vazhdueshme ka patur dhunë të paprecedetë të ushtruar kundrejt tyre nga ana e policisë dhe e truprojave private “Breçani Security”. Versus.al

Poll