AKTUALITET /

Në kërkim për planin e vrasjes së rivalit të Ervis Martinajt, del FOTO e të arrestuarit

SPAK e kërkonte Merlikën që prej vitit 2022 për planin e vrasjes të mbetur në tentativë ndaj Endrit Dokles.

Shkruar nga Versus
Në kërkim për planin e vrasjes së rivalit të Ervis
Elvin Merlika

Elvin Merlika është njëri prej personave të arrestuar gjatë aksionit të policisë në Fushë Kuqe dhe Dobraç. Merlika njihet si një prej njerëzve të biznesmenit të zhdukur, Ervis Martinaj.

SPAK e kishte shpallur në kërkim si pjesëmarrës në planin e mbetur në tentativë për eleminimin e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, porosi e dhënë nga Martinaj.

I arrestuari tjetër gjatë aksionit të sotëm të Operacionales është Fred Xhixha, njeriu që bëri të mundur takimin mes Ervis Martinajt dhe vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani i cili tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë duke rrëfyer krimet e kryera.

Merlika akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë. Versus.al

Poll