AKTUALITET /

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, vrau gruan në sy të katër fëmijëve, daja i autorit të krimit tronditës në Greqi tregon detaje

Ai shprehet i tronditur nga ngjarja dhe thotë se familja e mori vesh gjithçka përmes televizionit. Sipas tij, Pandeliu kishte pasur më parë probleme të shëndetit mendor dhe në Shqipëri ishte i njohur si person me kartelë mjekësore dhe përfitues i kempit.

Shkruar nga Versus

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, vrau gruan

Dhorjel Çule, daja i Pandeli Nakolecit – autorit të krimit të rëndë që tronditi qytetin e Volosit në Greqi – ka folur për mediat, duke i bërë thirrje nipit të tij që të dorëzohet para drejtësisë.

Ai shprehet i tronditur nga ngjarja dhe thotë se familja e mori vesh gjithçka përmes televizionit. Sipas tij, Pandeliu kishte pasur më parë probleme të shëndetit mendor dhe në Shqipëri ishte i njohur si person me kartelë mjekësore dhe përfitues i kempit.

"Le të dorëzohet. E bëri atë që bëri – ndoshta me qëllim të mirë, ndoshta të keq – por e bëri me vetëdije. Nuk e di arsyen pse e kreu këtë akt. Nëse më sheh, i them: dorëzohu dhe shpjego arsyet, të mos turpërohen më fëmijët e tu," – u shpreh ai.

Ai theksoi gjithashtu se nuk kanë pasur informacion mbi gjendjen aktuale të nipit dhe shtoi se, sipas njohurive të tij, Pandeliu ishte trajtuar më herët për probleme të shëndetit mendor në Shqipëri. /Versus.al/

Poll