
Gjykata e Apelit Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke lënë në burg Altin Morinën i dyshuar për pjesmarrje ne kultivim droge në kuadër të grupit kriminal.
Prokurori Alfred Shehu relatoi para gjykatës 26 faqe përgjimë që sipas SPAK janë marr nga aplikacioni Sky.
Me tej prokurori Shehu tha se Altin Morina dhe Durim Bami kanë bashkëpunuar edhe më një person të quajtur prej tyre si "Drejtori" që ende vijon të jetë i paidentifikuar.
Këto akuza kanë hasur kundërshti nga mbrojtja e Morinës duke prentenduar se ish efektivi i RENEA-s nuk ka lidhje me grupin kriminal.
Altin Morina prej kohësh ishte në kërkim nga SPAK pasi nga momenti i lëshimit të urdhërave të ndalimit ai nuk u gjet në banesë.
Kanë qënë oficeret e Komisaritit nr:2 që e pikasën ish- efektivin duke i vendosur prangat me 4 prill të këtij viti.
Për këtë dosjë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet e ndërsa dosja është në gjykatë për anëtarët e 7 grupeve kriminale.
Këto personave vepronin në disa qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Në total u lëshuan 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ekzekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera./Versus.al








