
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një aksion të gjerë kontrollesh në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend me synim gjetjen e sendeve të paligjshme në qeli të cilat futen ilegalisht nga të paraburgosurit apo të dënuarit.
Fillimisht aksioni nisi në burgun e Durrësit ku pak ditë më parë pati kontrolle në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në qelinë e ish-ministrit Ilir Beqaj si dhe në atë të ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka.
Deri më tani raportohet se në asnjërën prej qelive të ish-zyrtarëve të lartë nuk u gjetën sende të paligjshme. Megjithatë në një tjetër bllok të burgut u zbulua një celular i fshehur në tualet i cili u sekuestrua si provë materiale.
Ditën e sotme kontrollet u shtrinë edhe në qelitë e burgut të Rrogozhinës ku u gjetën mjete prerëse të improvizuara, karikues dhe pajisje elektronike të ndryshme. Versus.al


