AKTUALITET /

Nga ish-gjyqtarja Fetahu tek 2 gazetarët, SPAK mbyll hetimet për dosjen e Suel Çelës! Çon për gjykim 21 të pandehur

Shkruar nga Versus
Nga ish-gjyqtarja Fetahu tek 2 gazetarët, SPAK mbyll hetimet për
Pajtime Fetahu, Suel Çela

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen hetimore në ngarkim të një grupi kriminal të drejtuar nga i shumëkërkuari Suel Çela. Mes 21 të pandehurve janë edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila ndikohej nga Suel Çela për të goditur bandat kundërshtare dhe 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno të cilët sipas SPAK, publikonin në media detaje nga informacione për bandat rivale të Suel Çelës.

Të pandehurit janë:

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
Xhino Roka
Marsel Roka
Prekë Kodra
Ledio Zabeli
Sergej Hasanpapaj
Fuad Verzivolli
Bruno Hazizolli
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
Artan Hoxha
Pajtime Fetah
Metin Mehja
Skënder Sufaj
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Renato Hasani
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
Blerina Beqiri
Elton Qyno
Dedan Gjoni
Ndaj të pandehurve janë aplikuar masa të ndryshme sigurimi, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale.

Komunikimet në SkyEcc mes anëtarëve të grupit kriminal zbuluan sesi funksiononte struktura e ngritur nga Suel Çela i cili planifikonte vrasjen e Çapjave ndaj të cilëve kishte urdhëruar atentatin që u krye nga snajperisti Prekë Kodra. Versus.al

Poll