AKTUALITET /

Nga njohja deri tek dita e ngjarjes, ish e dashura e Ervis Dedajt dëshmon në GJKKO: Ishte i shqetësuar për karburantin!

Ajo tregoi se e ka takuar për herë të parë përmes një shoqeje dhe se Elvisi, pasi kishte ardhur nga Holanda, kishte diskutuar hapjen e një karburanti në Shkozet me mikun e tij, Festim Qolin.

Shkruar nga Versus
Nga njohja deri tek dita e ngjarjes, ish e dashura e Ervis Dedajt dëshmon
Ervis Deda

Ish-e-dashura e Ervis Dedajt, i cili u ekzekutua në Durrës, ka dhënë dëshminë e saj para GJKKO-së, duke sjellë detaje nga marrëdhënia dhe konfliktet që mund të lidhen me ngjarjen.

Sipas P. Mici, lidhja me Elvisin ka nisur në mars të vitit 2011 dhe ka zgjatur deri në momentin e vrasjes.

Ajo tregoi se e ka takuar për herë të parë përmes një shoqeje dhe se Elvisi, pasi kishte ardhur nga Holanda, kishte diskutuar hapjen e një karburanti në Shkozet me mikun e tij, Festim Qolin.

Sipas saj, Ervisi jetonte me nënën në Durrës, ndërsa një pjesë tjetër të kohës e kalonin në Golem.

P. Mici: Me Ervis Dedajn jam njohur në mars 2011 dhe lidhja me të ka zgjatur deri kur ai ka ndërruar jetë. Kam qenë në universitet. Me të u njoha përmes shoqes time, që kishte shok Festim Qolin. Ervis Dedja sa kishte ardhur nga jashtë kur jam njohur me të. Ai ka qenë në Holandë. Në Shqipëri po diskutonte të hapte një pikë karburanti me Festim Qolin. U hap karburanti ka qenë në Shkozet. Nuk kam qenë ndonjëherë te karburanti me Ervisin.

Festimi merrej me menaxhimin. Ervisi jetonte me mamin në Durrës, dhe pjesë tjetër jetonim bashkë në Golem herë pas here. Ditën e ngjarjes ai më ka sjellë në Tirane se kisha provim. Unë bëra provimin, me çoi në Durrës dhe pastaj iku. Ka qenë ora 14.00-15.00. E pash nga televizori ngjarjen. Ditën e ngjarjes ishte i shqetësuar për çështjen e karburantit, që e kishte vënë në emër te Festimit. Donte ta vinte karburantin në emër të mamit. Festimi ishte në dijeni të lidhjes time me Ervisin. Nënën e Ervisit e kam takuar për herë të pare kur u bë morti i Ervisit.

Kam takuar disa njerëz me të cilët shoqërohej Ervisi. Gjendja e tij ekonomike ishte normale. Për të ardhurat nga karburanti nuk diskutonim ndonjëherë. Karburanti ishte i Elvsiit, por ai e lishte vënë në emër te Festimit dhe konflikti ndodhi sepse donte ta vinte në emer të Fatmirës. 2-3 muaj para ngjarjes ndodhi konflikti mes Ervisit dhe Festimit. Raporti mes tyre nuk ishte si me përpara. Pseudonimi i Ervisit ishte “Loshi”. Kam qenë në varrimin e Ervisit, Festim Qolin nuk e kam parë aty. Mesa kam marrë vesh ai s ka qenë i pranishëm. Ervisi ka pas disa celularë, me mua komunikonte vetëm me një numër. Pas vrasjes së Ervisit, kam kontaktuar me Fatmirën. Unë kam qenë shumë e vogël dhe shumë e tronditur për ngjarjen, me nënën e tij u takova rreth 40 ditë me të që i kam shkuar në shtëpi./Versus.al

 

Poll