
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një turit amerikan vrau gruan e tij në gjendje të dehur dhe tentoi t’i jap fund jetës.
Krimi raportohet se ka ndodhur në hotel ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari, Brandon Saporito, ndërsa viktima është Sandra Holley.
Krimi në familje u regjistrua në një banesë në rrugën “At Shtjefën Gjevoçi”, të cilën çifti e kishte marrë me qira.
Lidhur me këtë ngjarje më herët erdhi dhe një reagim nga blutë të cilët thanë se në momentin kur dhe shkuan në banesën e tyre, gjetën të pajetë 53-vjeçaren, ndërkohë që transportuan më pas në spital partnerin e saj.
“Rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi Policia./Versus.al
Pamje nga vendi i ngjarjes:
View this post on Instagram








