Kukës- Një 58 vjeçar me inicialet I.Sh është arrestuar nga policia në fshatin Bujan të Tropojës pasi gjatë kontrollit të policisë në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar dy kallashnikovë.
Po ashtu, i arrestuari raportohet se ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij N.Sh 48 vjeçe, e cila rezulton që të jetë larguar nga banesa më 22 korrik dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë lajm prej saj.
Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. Armët e gjetura, do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar nëse jan përdorur në ngjarje kriminale. Hetimet kanë zbuluar se shkak për largimin e gruas nga shtëpia është bërë dhuna e vazhdueshme e ushtruar ndaj saj. Ndërsa po punohet për gjetjen e 48 vjeçares. Versus.al







