AKTUALITET /

Ngrica në disa qarqe, stuhi dëbore në Korçë, makina përfundon në kanal

Shkruar nga Versus

Ngrica në disa qarqe, stuhi dëbore në Korçë, makina

Mëngjesin e sotëm disa qarqe si Dibra, Kukësi, Shkodra dhe Korça janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Në verilindje të vendit është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve për të qarkulluar.

Ndërkohë edhe në juglindje situata paraqitet problematike në Korçë ku reshjet e dëborës kanë vështirësuar qarkullimin. Madje në disa zona ka patur edhe stuhi dëbore duke bërë që një prej automjeteve të përfundojë në kanal.

Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Versus.al

Poll