
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ndarë një lajm të dhimbshëm këtë të martë. Ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të një anëtareje të familjes së saj, në një moshë të re.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Vokshi shkruan: “Një ëngjëll në familjen tonë”, duke shoqëruar fjalët me një fotografi të të ndjerës.
“E vështirë të pranojmë që nuk do të dëgjojmë më zërin tënd metalik Men… Që nuk do të shohim sytë më të bukur në botë… Që nuk do rrethohemi nga e qeshura jote e hareshme…
Që nuk do mbulohemi nga butësia e mirësia jote… E vështirë të të lëmë të ikësh në atë botë se të donim shumë në këtë botë… Por Zoti të mori se donte një ëngjëll në parajsë… U prehsh në paqe Men”, vijon mesazhi.







