AKTUALITET /

Një javë në luftë për jetën i riu ndërron jetë në Spitalin e Traumës, familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

Pavarësisht trajtimit intensiv, ai nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital. Menjëherë pas kësaj, prindërit e tij kanë paraqitur kallëzim penal në Prokurori, duke i bërë përgjegjës mjekët për vdekjen e djalit të tyre.

Shkruar nga Versus
Një javë në luftë për jetën i riu ndërron
Albert Togu

Një 23-vjeçar nga Kurbini ka humbur jetën në Spitalin e Traumës pas një jave beteje me plagët nga një aksident rrugor në Gjorm, ndërsa familja e tij akuzon mjekët për neglizhencë mjekësore dhe refuzim për të dhënë kartelën mjekësore për autopsi.

Albert Togu u aksidentua mëngjesin e së hënës së shkuar teksa udhëtonte me automjet bashkë me dy persona të tjerë.

Pavarësisht trajtimit intensiv, ai nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital. Menjëherë pas kësaj, prindërit e tij kanë paraqitur kallëzim penal në Prokurori, duke i bërë përgjegjës mjekët për vdekjen e djalit të tyre.

Babai i të ndjerit, Kujtim Togu, deklaroi për mediat se vdekja erdhi nga nënvlerësimi i gjendjes së rënda nga ana e mjekëve.

Sipas tij, fillimisht thanë se djalit i kishte dalë tromboza në zorrën e trashë, ndërsa pas operacionit konstatauan probleme me pankreasin e ënjtur dhe të skuqur, çka sipas tij helmoi organizmin. "E kanë kuptuar kur mori fund çdo gjë", u shpreh ai i mërzitur.

Problemi kryesor mbetet pengesa për autopsinë: mjekësia ligjore nuk mund ta kryejë pa kartelën mjekësore, të cilën Spitali i Traumës nuk e ka lëshuar ende.

"Nxjerrin arsye pas arsye – njëherë kartela, njëherë mungesa e kryeinfermierit. Nuk e japin kartelën, nuk di pse", tha Togu, duke kërkuar që kufoma t’i dorëzohet sa më shpejt që familja t'i jap lamtumirën e fundit, por që nuk mund ta finalizojnë dot pa autopsinë./Versus.al

Poll