
Policia e Tiranës nuk ka mundur ende të hedhë dritë mbi humbjen e mistershme të kontakteve me familjen të Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit.
Të mërkurën nëna e 34-vjeçarit denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin. Denoncimi u bë pas nëna e Shimës, ishte informuar nga partnerja dhe njëherazi avokatja e të birit, se ai i kishte shkruar një mesazh me tekstin “po me arrestojnë”.
Pasi familjarët verifikojnë se ish-zyrtari i lartë i AKSHIT nuk ishte arrestuar për ndonjë vepër penale denoncojnë humbjen e kontakteve. Nga verifikimet rezulton se Shima ngjitej në makinën e tij në qytetin studenti ku është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është ndjekur deri në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Pas dhjetë orësh, kur policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie dhe mori në pyetje persona që mund të kishin dijeni Daniel Shima u kthye dhe tha se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.
Por ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse i shkroi mesazh partneres së po më arrestojnë./BalkanWeb







