AKTUALITET /

'Nuk do marrin prononcim'/ Operatorët ulin kamerat në shenjë reagimi për djegien e kolegut në protestën e PD-së

Shkruar nga Versus

'Nuk do marrin prononcim'/ Operatorët ulin kamerat në

Operatorët e mediave janë solidarizuar sot me kolegun e tyre Aldo Kashri, operator i News24, i cili rrezikoi jetën gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve në protestën e opozitës.

Automjeti i televizionit, mbi të cilin ai ndodhej duke filmuar, u përfshi nga flakët, por fatmirësisht ai arriti të shpëtojë me lëndime të lehta.

Në shenjë mbështetjeje, operatorët e pranishëm sot para SPAK vendosën kamerat në tokë, duke dhënë një mesazh simbolik se pajisjet e punës janë të rëndësishme, por jeta e njeriut është mbi gjithçka.

Poll