AKTUALITET /

‘Shfaqi çrregullimeve të ritmit kardiak pas operacionit’, Trita Hospital deklaratë zyrtare për vdekjen e biznesmenit italian

Trita Hospital ka reaguar lidhur me vdekjen e pacientit italian Massimo Ferro pas një operacioni bariatrik, duke theksuar se ndërhyrja u krye sipas protokolleve mjekësore dhe se hetimi penal nga autoritetet është në zhvillim. Spitali mohon çdo spekulim për heqje organesh dhe shpreh ngushëllimet për familjen.

Shkruar nga Versus

‘Shfaqi çrregullimeve të ritmit kardiak pas

Trita Hospital ka reaguar lidhur me raportimet mediatike mbi rastin e shtetasit italian Massimo Ferro, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin privat.

Sipas deklaratës zyrtare të Trita Hospital, më 18 dhjetor të vitit të kaluar, Ferro iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e stomakut nga një ekip i specializuar dhe në përputhje me protokollet mjekësore.

Po sipas deklaratës pacienti kishte ndjekur më parë këshillim dhe monitorim dietologjik në Itali dhe kishte marrë miratimin e plotë nga specialisti i tij.

Në ditën e katërt pas operacionit, pas shfaqjes së çrregullimeve të ritmit kardiak, pacienti u referua menjëherë për trajtim më të specializuar dhe u dërgua më pas në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë më 22 dhjetor.

Trita Hospital sqaron se dokumentacioni mjekësor është sekuestruar nga autoritetet dhe është në zhvillim një hetim penal, me të cilin spitali po bashkëpunon plotësisht.

Në lidhje me pretendimet për heqje organesh, spitali thekson se trupi i të ndjerit është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për autopsi, sipas të gjitha procedurave ligjore.

Spitali konsideron të papërgjegjshëm çdo spekulim publik që paraprin përfundimet e ekspertizave zyrtare dhe nxit që opinioni publik të mbështetet vetëm mbi rezultatet e hetimeve dhe verifikimeve institucionale.

Në fund, Trita Hospital shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Massimo Ferro dhe kërkon që çështja të trajtohet me maturi, përgjegjësi dhe empati./Versus.al

‘Shfaqi çrregullimeve të ritmit kardiak pas

 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll