
Tiranë- Një çift bashkëshortësh është vënë nën procedim penal pasi dyshohet se nuk ju kanë paguar rrogat punonjëseve të parukerisë që kishin nën pronësi.
Gjithashtu pajisjet me të cilat kryhej puna në këtë parukeri dyshohet se janë të kontrabanduara.
Pesë punonjëse kanë kallëzuar në polici se ishin shfrytëzuar në parukeri duke mos u paguar për punën e tyre dhe duke u mashtruar nga punëdhënësit e tyre. pronari Besmir Aliko, 41 vjeç u arrestua, ndërsa gruaja e tij Kaltrina Balaj, 38 vjeçe po hetohet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe "Kontrabanda me mallra të tjera". Versus.al

