AKTUALITET /

"O kusho hajde se më vr*në", Hoxhaj tregon si e shpëtoi Dumanin dhe inatin ndaj tij: Kemi vr*rë 100 si Nuredini

Shkruar nga Versus

"O kusho hajde se më vr*në", Hoxhaj tregon si e shpëtoi

Henrik Hoxhaj, i besuari i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani për kryerjen e disa ekzekutimeve, ka zbardhur detaje të reja gjatë dëshmisë në gjykatë për krimet e tyre.

Teksa rrëfeu planin e mbetur në tentativë për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan pasi dyshonin se ky i fundit strehonte të shumëkërkuarin Talo Çela, Hoxhaj tregoi sesi Nuredin Dumani e kontaktoi për t’i thënë se kishte rënë pre e një atentati.

Duke treguar sesi e mori Dumanin dhe e shpëtoi duke detyruar edhe doktorët që ta ndihmonin, Henrik Hoxhaj shprehu edhe mllefin ndaj tij për të cilin tha “ne kemi vrarë 100 si Nuredini”.

“Oti Kilën e njihja më përpara. Ne do merrnim masat për ta ekzekutuar, pastaj qëlloi që ai ra në burg për punën e motorit dhe u la ai muhabet. Nuredini kishte informacion se Oti strehonte Talo Çelën. Unë e kam parë disa herë te biznesi i tij, shiste makina në Elbasan, diku në Bradashesh. Skerdi Tasen nuk e përfshimë fare. Nuredini më kërkoi të mos i tregoja Skerdit vendndodhjen e tij sepse ishte në kërkim. Unë shkova te biznesi i Otit, nuk e pashë aty dhe ika. Kur nuk po e gjenim dot, u kthyem në Fier me Nuredinin. Unë pata një benz, e mora me qira në Fier.

Nuredini pati një BMË X5, e pata marrë unë në Kamëz në Tiranë. E mora te Aleksandër Baho “Sakati”. Makinën e mora me Skerdin. Skerdi rastisi, nuk e mora kastile. Unë nuk pata armë, armët ishin te “makina e punës”, aty duheshin armët. Armët i pati provuar Nuredini, bëmë qitje andej nga ura e Semanit. Unë nuk kam pasur lidhje me njeri në Elbasan. Unë isha në Elbasan ditën që u arrestuam, ndërsa Nuredini ishte në Peqin po më priste mua. Sa kaloj unë në Cerrik, më ndaluan disa punonjës policie në Cërrik. I dhashë 20 mijë lekë dhe më lanë të ikja. Pastaj më shkruan Nuredini, më thotë “O kusho hajde se më vranë”. Shkova atje, e mar Nuredinin, “Liliputin” e ngre e hipi mbrapa te makina ime. Mora dhe dy armët. Më tha me ço në Durrës. Nuk e çoja dot, dhe e mora në Fier. E çova te shtëpia ku rrinte ai.

Mora në telefon një të njohurin tim Bledin. I thash më duhen dy doktora. I tregova armën dhe i thash do vini se s’bën te shtëpia. E pashë Nuredinin i ishte nxirë buza. Më thanë do i ketë shkuar plumbi në stomak. Në sallë nuk e fusim dot, i detyrova ta zgjidhnin aty ta shpëtonin atë palaçon. Pastaj erdhi policia aty, nuk e di se si. Unë Nuredinin e kam mbajtur dhe mes Tiranës. Pastaj Nuredini na shiti të gjithëve. Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit. Kur e pyeta Nuredinin për ngjarjen, me tha mua ishin 4 veta, 3 me maska, shoferi pa maskë ishte Talo Çela. Unë nuk e besova, por kështu më tha"- ka thënë ai gjatë dëshmisë në GJKKO për dosjen "Plumbi i Artë". Versus.al

Poll