
Një operacion i Policia e Shtetit është zhvilluar mbrëmjen e sotme në një lagje pranë universitetit në Elbasan, ku dyshohet se funksiononte një aktivitet i paligjshëm i lidhur me prostitucionin.
Sipas burimeve paraprake, gjatë ndërhyrjes policore janë shoqëruar disa persona në komisariat, ndërsa janë sekuestruar edhe materiale që pritet të shërbejnë për hetimet në vijim.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare për numrin e personave të ndaluar apo rolin e tyre të saktë në aktivitetin e dyshuar.
Policia e Elbasanit pritet të dalë me një njoftim të plotë zyrtar në orët në vijim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë./Versus.al

