Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë patrullimet dhe monitorimin përgjatë bregdetit shqiptar në kuadër të operacionit të sezonit turistik, me synim garantimin e sigurisë së pushuesve nga veriu në jug të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, vetëm gjatë javës së fundit janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Konkretisht, janë ndaluar:
22 jet ski
5 skafe
6 gomone
2 varka metalike me motor uji të instaluar
Gjatë kontrolleve, në zonën e Kamilit është gjetur edhe një gomone e braktisur, e cila pas verifikimeve rezultoi e vjedhur në Lefkada, Greqi. Autorët e kësaj vjedhjeje ende nuk janë identifikuar. /Versus.al







