Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, në Theth ka patur edhe rënie ortekësh në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth.
Për pasojë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për arsye sigurie qarkullimi në këtë rrugë do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe ato borëpastruese pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
Në njoftim bëhet thirrje që shoferët të shmangin kalimin në këtë aks dhe të ndjekin përditësimet e mëtejshme. Versus.al

