AKTUALITET /

Pacolli zbulon sesi Naim Murseli ia shleu borxhin 100 mijë eurosh

Pacolli shkruan se Murseli kishte mirëmbajtur faqet e internetit për disa kompani të tij dhe kështu ia kishte kompensuar borxhin.

Shkruar nga Versus
Pacolli zbulon sesi Naim Murseli ia shleu borxhin 100 mijë eurosh
Behgjet Pacolli dhe Naim Murseli

Gjatë seancës së sotme të procesit gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt në dhjetor të vitit 2023, u fol edhe për çështje që lidhen me borxhet dhe marrëveshjet financiare të të pandehurve, mes të cilëve Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës.

Murseli përmendi edhe një parakontratë për një borxh 100 mijë eurosh ndaj biznesmenit Behgjet Pacolli, të cilin tha se ia kishte shlyer në mënyra të tjera. Për këtë borxh ka reaguar edhe vetë biznesmeni i cili ka treguar dhe mënyrat sesi Murseli ia kishte kthyer shumën.

Pacolli bën me dije se nga shuma prej 100 mijë euro, familja i kishte kthyer 12 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër ishte kompensuar përmes punëve që Naim Murseli kishte kryer duke mirëmbajtur faqet e internetit për kompani dhe organizata që lidhen me grupin Mabetex, Fondacionin BP dhe disa platforma në rrjetet sociale.

“Sot është mbajtur një seancë në kuadër të procesit gjyqësor kundër Naim Murselit. Ndër të tjera, është diskutuar edhe për një kredi të garantuar nga unë për familjen Murseli (Liridona dhe Naimi).

Sot, shumë media të interesuara për këtë çështje kërkuan informacione dhe, në këtë kuadër, u sqarua se familja Murseli, në atë kohë, kishte blerë një lokal në Uddevalla, ku kishte punuar edhe e ndjera Liridona.

Nga kjo kredi, familja Murseli ka kthyer në para të gatshme më pak se 12,000 euro, por Naimi, në atë kohë ka kryer edhe punë në KOMPENSIM, kryesisht në mirëmbajtjen e faqeve të internetit të kompanive të grupit Mabetex, të Fondacionit BP dhe të disa platformave në rrjetet sociale. Nuk besoj se kjo shumë është këthyar në tërësi  por nga ana ime nuk ka pas asnjë trusni për ndonjë kthim urgjent”, shkruan Pacolli. Versus.al

Poll