
Një zjarr i madh ka tmerruar banorët e një prej pallateve në kompleksin “Kadiu” në zonën e Ali Demit gjatë mbrëmjes së djeshme.
Dyshohet se flakët kanë nisur nga një shkëndijë elektrike që kishte përfshirë kabinën e automateve elektrike. Ambientet e pallatit u mbushën me tym duke rrezikuar jetën e banorëve të cilët pas aktivizimit të alarmit nxituan të dilnin jashtë me nxitim.
Zjarrfikësit arritën të neutralizojjnë flakët, ndërsa evakuuan edhe banorët, disa prej të cilëve po marrin ndihmë mjekësore në spital në gjendje asfiksie.
Ngjarja vjen disa javë pas zjarrit të madh që shkrumboi pallatin në kompleksin “Arlis” ku dhjetëra banorë u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore. Versus.al

