
Ambasada amerikane në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve lidhur me përpjekjet për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së shpjegon se mashtrimi përmes martesës konsiderohet një krim federal në Amerikë dhe do të ndëshkohet sipas ligjit.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze,” shkruan Ambasada.
Gjithashtu ambasada amerikane kërkon që qytetarët të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, deklaron Ambasada e SHBA-së./Versus.al

