Sarandë- Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një ngjarje kriminale e cila mund të rezultonte edhe me jetë të humbura. Një 62 vjeçar me inicialet Sh.K u arrestua pas kallëzimit të një gruaje e cila pretendonte se fqinji i kishte kërcënuar me pistoletë.
Konflikti mes tyre kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mes fqinjëve mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

