AKTUALITET /

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë, shoferi pikas tritolin e vendosur në makinë

Pas njoftimit nga shoferi i makinës, forcat RENEA ndërhynë për të hequr lëndën shpërthyese.

Shkruar nga Versus
Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë, shoferi pikas tritolin e
Foto ilustruese

Sarandë- Një ngjarje kriminale është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Konispolit. Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar policinë se në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës” në aksin Shëndëlli-Vrinë, ka dëgjuar zhurmë të pazakontë në mjetin e tij dhe pasi ka ndaluar, ka zbuluar një lëndë të dyshuar si eksploziv.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, ndërsa më pas kanë mbërritur edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Nga informacionet paraprake, mësohet se në automjetin tip “Nissan”, është konstatuar një sasi lënde eksplozive, e vendosur në sediljen e pasme të mjetit. Mirash Gjikola rezulton të ketë qenë i dënuar më parë. Grupi hetimor vijon me veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll