AKTUALITET /

Parkimi publik në Durrës bëhet me pagesë! Problematike dalja nga godina, rrezik për aksidente

Shkruar nga Versus

Parkimi publik në Durrës bëhet me pagesë! Problematike dalja

Që prej datës 1 shkurt, në godinën me 7 nivele dhe 369 vende parkimi të ndërtuar pranë stacionit të trenit në Durrës, shoferët do të duhet të paguajnë për të parkuar makinën.

Parkimi publik i vënë në dispozicion që prej fillimit të muajit janar, ishte falas për muajin e parë të vitit. Ndërsa tani ka nisur aplikimi i tarifave në varësi të orëve të qëndrimit. Disa prej qytetarëve i kanë cilësuar këto tarifa si të njëjta me ato të parkimeve private.

Ndërsa problematikë mbetet edhe dalja nga parkimi për shkak se u duhet të futen menjëherë në rrugën kryesore ku shpesh herë ka trafik dhe mund të bëhen shkak për aksidente rrugore.

Në tarifat e bëra publike, përveç qëndrimit disa orësh të mjeteve në parkim, drejtuesit e tyre mund të zgjedhin edhe abonimet mujore, të cilat sërish kanë çmime të diferencuara.

0-1 orë = 100 lekë

1-3 orë = 200 lekë

3-5 orë= 300 lekë

5 – 8 orë= 400 lekë

8 – 12 orë= 600 lekë

12 – 24 orë= 800 lekë

Mbi 24 orë = 800 lekë+

Abonimet

Abonimi mujor  = 8000 lekë

Abonimi mujor (07.00 – 18.00)= 5000 lekë

Abonimi mujor (18.00 – 09.00)= 4000 lekë

Abonimi mujor i dedikuar = 15000 lekë.

Në njoftim thuhet se tarifat e parkimit mund të ndryshojnë sipas politikave të parkimit. Parkimi do të menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Versus.al

Poll