AKTUALITET /

Pas Vlorës, urdhër për evakuimin e banorëve në Durrës e Fier

Bashkitë përkatëse do sigurojnë strehimin e banorëve të evakuuar.

Shkruar nga Versus

Pas Vlorës, urdhër për evakuimin e banorëve në

Pas urdhrit urgjent për evaukimin e banorëve të njësisë administrative Novoselë në Vlorë, së fundmi janë lëshuar urdhra të njëjtë edhe për evakuimin e banorëve të disa zonave në Durrës e Fier.

Konkretisht në Durrës është urdhëruar evakuimi urgjent i banorëve në zonën e Sukthit dhe Katundit të Ri ku qindra hektarë tokë dhe banesa janë ende nën ujë prej ditësh. Ndërsa në Fier, banorëve të njësisë administrative Ferras u është bërë thirrje të lënë shtëpitë dhe të evakuohen.

Situata duket të jetë jashtë kontrollit për momentin dhe evakuimet janë urdhëruar me qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Versus.al

Poll