
Kompleksi i banimit ku jeton ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo u bombardua Rusia duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Filo rrëfeu tmerrin e përjetuar gjatë sulmeve duke thënë se kishte parë ‘’vdekjen me sy’’. Ndërsa tha se pas sulmeve u strehuan në bodrumet e sigurta.
“Sulmi nisi në orën 22:00 dhe zgjati deri në orën 07.00 të mëngjesit. Sulmet ishin intensive dhe u godit kompleksi ku unë banoj. Gjatë sulmeve u strehuam në bodrumet e sigurta, ku qëndruam deri në mëngjes. Kompleksi ku unë jetoj është shumë pranë ambasadës. Ka pësuar dëme shumë të mëdha nga sulmet. Pashë vdekjen me sy!”- deklaroi Filo. Versus.al

