Mentor Hima është caktuar drejtor i ri i OSHEE. Emërimi i tij është bërë ditën e sotme.
Hima pason në këtë post, Enea Karakaçin i cili u emërua pak kohë më parë ministër i Energjitikës dhe Infrastrukturës.
Ndërkohë që tashmë do të drejtojë një prej institucioneve më të rëndësishme në sektorin energjitik të vendit, Hima më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE. Versus.al


