AKTUALITET /

“Pastrime edhe në radhët tona”, Hita merr detyrën: Prioritet lufta ndaj krimit të organizuar

Hita tha se do të mbështesë vazhdimisht efektivët që kryejnë detyrën me përkushtim e vendosmëri.

Shkruar nga Versus
“Pastrime edhe në radhët tona”, Hita merr detyrën:
Skënder Hita

Sot u mbajt ceremonia e betimit të Skënder Hitajt si drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në ceremoni morën pjesë edhe zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari të cilët vlerësuan integritetin profesional të Hitajt në postet drejtuese të mbajtura më parë në Shkodër, Durrës, Dibër dhe Fier.

Ndërsa vetë Hitaj në fjalën e tij nënvizoi disa prioritete si lufta ndaj korrupsionit edhe brenda radhëve të institucionit dhe thellimi i rezultateve në fusha të ndryshme të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

“Mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i figurës së policisë. Sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë ndaj qytetarëve. Prioritetet tona janë të qarta:

Lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duke filluar edhe nga radhët tona, rritja e parametrave të sigurisë në shkolla, forcimi i rendit në gjithë territorin e vendit, modernizimi i policisë përmes teknologjisë, rritje e transparencës ndaj qytetarëve, mbështetje dhe motivim për punonjësit që kryejnë detyrën me ndershmëri e përkushtim.

Policia e shtetit duhet të jetë gjithmonë në krahun e qytetarëve, e gatshme dhe e përkushtuar. Siguria e qytetarëve është detyrimi ynë më i madh”- tha Hitaj duke u kërkuar efektivëve të policisë që të punojnë me ndershmëri dhe përkushtim për arritjen e objektivave. Versus.al

 

Poll