Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencë lidhur me kallëzimin penal të bërë nga deputetët e PD ndaj efektivëve të policisë të cilët sipas tyre kanë ushtruar dhunë në protestën e zhvilluar mbrëmjen e 23 dhjetorit.
Çështja i ka kaluar prokurorisë së Tiranës për t’u ndjekur. Ndërsa kujtojmë se policia arrestoi fillimisht disa protestues për kundërshtimin e forcave të policisë dhe bllokimin e qarkullimit që përbën vepër penale.
Një ditë më pas protestuesit u lanë të lirë për t'u ndjekur vetëm penalisht, ashtu si një pjesë e madhe e deputetëve të PD.
Gjatë mosbindjes civile të fundit që u mbajt në Tiranë, deputeti Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat dhe u transportua në spital ku më pas deklaroi se ishte dhunuar nga disa oficerë policie. Versus.al








