AKTUALITET /

Përcillet në banesën e fundit 7 vjeçari që u përplas për vdekje, regjisori: Përshëndeta policin, s’e pashë çfarë godita

Bozo i ka qëndruar deklaratës së dhënë në fillim se nuk ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi.

Shkruar nga Versus
Përcillet në banesën e fundit 7 vjeçari që u
I mituri i ndjerë, regjisori Petri Bozo

Mes dhimbjes së madhe, miq të familjes dhe banorë të zonës përcollën për në banesën e fundit, të voglin Algit Samurri, 7 vjeçarin i cili u përplas dje për vdekje nga makina që drejtonte regjisori i njohur Petri Bozo.

Ky i fundit u arrestua nga policia dhe ndaj tij po kryhen hetimet e nevojshme për ngjarjen tragjike ntë ndodhur pranë shkollës së fshatit Mengël në Elbasan.

Banorët deklaruan se ai ishte me shpejtësi maksimale. Por producenti i njohur nuk e pranon një gjë të tillë, duke thënë se ishte duke ecur me ngadalë dhe kishte përshëndetur një polic në momentin që kishte përplasur 7 vjeçarin.

"Kam përshendetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt, nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar ta devijoj ku ndjeva përplasjen. Kur kam dal kam parë fëmijën"- citohet të ketë thënë ai.

Banorët e zonës u shprehën për mediat se shoferët duhen të respektojnë sinjalistikat. Për shkak edhe të aksidenteve të regjistruar edhe më parë në këtë aks, ata e cilësojnë si 'rruga e vdekjes'.

"Jemi shumë të shqetësuar, kjo është rruga e vdekjes. Duhen të respektohen sinjalistikat”, tha njëri prej banorëve.

Tragjedia është përsëritur vetëm pak javë pas aksidentit tronditës të ndodhur në Durrës ku një 57 vjeçar i dehur në timon përplasi për vdekje 2 fëmijë që po luanin me top në trotuar. Versus.al

Poll