AKTUALITET /

Përgjaken rrugët, 2 persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy mjeteve në Cërrik, njëri "fluturon" jashtë rruge

Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjeteve ose një manovër e gabuar gjatë lëvizjes

Shkruar nga Versus

Përgjaken rrugët, 2 persona humbin jetën pas përplasjes

Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Cërrik, në afërsi të fshatit Qyrkan.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin në një përplasje frontale, duke shkaktuar pasoja fatale.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka “fluturuar” jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjeteve ose një manovër e gabuar gjatë lëvizjes, por pritet që hetimet e policisë të përcaktojnë dinamikën e saktë të ngjarjes./Versus.al

 

Poll