AKTUALITET /

Zjarri mbulon kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se u vu qëllimisht

Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri është neutralizuar, ndërsa vijon puna për shuarjen përfundimtare të vatrave aktive.

Shkruar nga Versus

Zjarri mbulon kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se u vu

Kodrat me ullinj në fshatin Kutalli të Bashkisë Dimal, u mbuluan pasditen e sotme nga një zjarr i madh, duke dëmtuar sipërfaqe me ullinj dhe bimësi.

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta dhe për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Dimalit, Beratit dhe Kuçovë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri është neutralizuar, ndërsa vijon puna për shuarjen përfundimtare të vatrave aktive.

Ndërkohë, ka dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim. Deri tani nuk është bërë një përllogaritje e saktë e sipërfaqes së dëmtuar, ndërsa vlerësimi i dëmeve pritet të kryhet pas shuarjes së plotë të flakëve./Versus.al

Poll