AKTUALITET /

Përmbyten disa banesa në Korçë, evakuohen banorët! Uji hyn edhe në arkivat e prokurorisë

Shkruar nga Versus

Përmbyten disa banesa në Korçë, evakuohen banorët!

Korçë- Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar probleme në disa zona të qarkut. Mësohet se bodruma dhe arkiva e prokurorisë së Korçës u përmbytën, por situata u stabilizua pas ndërhyrjes së ekipeve përkatëse.

Mungesë e energjisë elektrike raportohet në Maliq për shkak të një defekti elektrik. Ndërsa në Sovjan u evakuuan banorët dhe bagëtitë. Në Leshnjë raportohen bagëti të mbytura dhe prezencë uji në oborre banesash si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Dunavec.

Në Pustec ka rrezik daljeje të përroit në rrugën Doganë–Goricë e Vogël dhe prezencë inertesh në aksin Zvezdë–Goricë. Në Devoll, situata paraqitet e rënduar në Progër, Mancurisht dhe Dobranj, ku është e nevojshme ndërhyrje urgjente për përroit që ka përmbytur tokat.

Strukturat e emergjencave po vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve. Versus.al

Poll