
Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin ditët e fundit ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Sarandës.
Sipas disa pamjeve të publikuara në rrjete sociale, uji ka vërshuar në rrugë duke bllokuar thuajse totalisht kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Kjo është një situatë e përsëritur në Sarandë, ku mjaftojnë pak minuta shi që qyteti të kthehet në kolaps. Duket se rrjeti i kanalizimeve nuk është projektuar për të përballuar as reshjet më të lehta.
Por, pavarësisht përmbytjeve të herë pas hershme, as Bashkia Sarandë, as ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve nuk kanë ofruar një plan ndërhyrjeje për normalizimin e situatës.
