
Zona e Patokut në Lezhë është përmbytur nga uji që ka vërshuar për shkak të reshjeve intensive të shiut.
Uji është futur në banesa dhe disa biznese, duke shkaktuar dëme të shumta. Uji ka arritur 30-40 centimetra, ndërsa lëvizja në rrugë bëhet me vështirësi nga mjetet të cilat këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar.
E ndodhur ndërmjet Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishëm në Jug, zona pothuajse e ka të pamundur ti shmanget përmbytjes, pasi lumenjtë kanë dal nga shtrati duke përmbytur tokat, banesat dhe bizneset që janë pranë.
Ndërkohë emergjencat civile kanë evakuuar familjet që ndodhen pranë zonës së përmbytur./Versus.al

