
Pas situatës katastrofike ku ndodhet qyteti i Durrësit me përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në SPAK është dorëzuar një kallëzim ndaj kryebashkiakes Emiriana Sako.
Ka qenë anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana ajo që ka depozituar kallëzimin penal ndaj Sakos dhe institucioneve të tjera për veprën penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kallëzim pretendohet se personat dhe institucionet përgjegjëse kanë shpërdoruar fondet publike dhe detyrat zyrtare duke kontribuar në përkeqësimin e situatës në Durrës. SPAK-ut i bëhet thirrje nga Kuçana që të zbulojë veprime të tjera penale të kryera në bashkëpunim nga institucionet e përfshira dhe mungesën e marrjes së masave të duhura që kjo situatë të shmangej. Versus.al


