AKTUALITET /

Përmbytjet në Durrës, uji futet dhe në burgun ku ndodhet Erion Veliaj

Vlen të përmendet se në burgun e Durrësit ndodhet edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili  po vuan masën e sigurisë që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Shkruar nga Versus

Përmbytjet në Durrës, uji futet dhe në burgun ku ndodhet

Që në orët e para të mëngjesit të së martës, reshjet e dendura të shiut kanë “paralizuar” një pjesë të mirë të qytetit të Durrësit, ku rrugët janë kthyer në “lumenj”. Uji ka depërtuar në shumë banesa, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke detyruar banorët të kërkojnë ndihmë nga autoritetet.​

Si pasojë e situatës problematike, autoritetet kanë vendosur pezullimin e mësimit në qytet. Ekipet e Emergjencave Civile ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të menaxhuar problematikat e shkaktuara nga përmbytjet.​

Situata paraqitet e rëndë edhe në burgun e Durrësit, ku uji ka hyrë në qeli dhe ka shkaktuar përmbytje.

Prefekti i qarkut, Emiljan Jani, bëri me dije se 8 qeli janë përmbytur dhe po dërgohen pompa për largimin e ujit, ndërsa të dënuarit janë zhvendosur në katin e dytë.

“Situata është shumë e rëndë. Tetë familje janë evakuuar dhe janë strehuar në Kavalishencë. Ndërkohë janë përmbytur 8 qeli dhe po dërgohen pompat për largimin e ujit pasi është përmbytur burgu”, shprehet ai, për News24 ndërkohë që të gjithë të dënuarit janë zhvendosur në kati ne dytë.

Vlen të përmendet se në burgun e Durrësit ndodhet edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili  po vuan masën e sigurisë që prej shkurtit të vitit të kaluar./Versus.al

Poll