AKTUALITET /

Përplasi 5 këmbësorë në Tiranë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 39-vjeçari

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke tentuar t’i shpëtojë drejtësisë.

Shkruar nga Versus

Përplasi 5 këmbësorë në Tiranë dhe u largua nga

Një aksident është regjistruar në Tiranë, ku një drejtues mjeti përplasi pesë këmbësorë dhe më pas u largua nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Halit Haxhija”, ku shtetasi P. B., 39 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit pas manovrave të rrezikshme, duke dalë nga rruga dhe përplasur pesë persona të pafajshëm.

Sipas policisë, të lënduarit morën ndihmën e parë në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke tentuar t’i shpëtojë drejtësisë.

“Pas një pune intensive hetimore dhe në ndjekje të autorit, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e 39-vjeçarit P. B., i cili tashmë ndodhet në pranga”, thuhet në njoftimin zyrtar. /Versus.al/

Poll