AKTUALITET /

Persona të maskuar sulmojnë MCN! Endri Meksi nën kërcënim për herë të dytë

Ngjarja ndodh vetëm pak javë pas një tentativë të ngjashme më 10 mars, duke ngritur alarm për sigurinë e mediave

Shkruar nga Versus

Persona të maskuar sulmojnë MCN! Endri Meksi nën

Një incident alarmant është regjistruar ndaj pronarit të televizionit MCN, Endri Meksi. Persona të paidentifikuar dhe të maskuar kanë hyrë në ambientet e televizionit, duke tentuar të kërcënojnë dhe të ushtrojnë dhunë ndaj tij.

Ngjarja vjen vetëm pak javë pas një rasti të ngjashëm më 10 mars 2026, që aktualisht mbetet nën hetim nga autoritetet. Përsëritja e incidentit ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e medias dhe të pronarëve të televizionit në vend.

Sipas burimeve, autorët hynë me maska në ambientet e televizionit, dhe dyshohet se synimi ishte intimidimi ose një akt më i rëndë kundër Endri Meksit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Poll