
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për transferimin e të arratisurit Altin Ndoci në një paraburgim si ai i Durrësit që është institucion i sigurisë së zakonshme pavarësisht se bëhej fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ndoci u transferua në këtë burg më 5 maj të 2020-ës. Për hetimin, prokuroria ka sekuestruar të gjithë praktikën e ndjekur.
Në pyetje do të merret edhe ish-drejtori i burgjeve dhe zyrtarët që kanë bërë vlerësimin asokohe. Versus.al


