Tiranë- Ka mbërritur në spitalin e Traumës Apostol Zhupa, 42 vjeçari i cili mbeti i plagosur pasi gjatë ditës së djeshme pësoi djegie në tentativën e tij për shuarjen e flakëve që po përhapeshin në Delvinë.
Mësohet se 42 vjeçari me banim në fshatin Kopaçez ka pësuar djegie të shumta në pjesën e gjoksit dhe të shpatullave. Fillimisht u mjekua në spitalin rajonal të Sarandës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u nis drejt Tiranës.
Djegie serioze ka pësuar edhe një tjetër banor që u përpoq të shuante flakët që u përhapën me shpejtësi në Delvinë duke shkrumbuar 11 banesa dhe një kishë. Versus.al







