Përmet- Dy turistë francezë janë shpëtuar nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar në fshatin Pavar pas një problem që kishin pasur me automjetin e tyre.
Turistët mbetën të bllouar gjatë mesnatës, ndërsa falë ndërhyrjes së policisë, u bë i mundur shpëtimi i tyre dhe dërgimi në një hotel të Këlcyrës ku ishin akomoduar.
Gjendja e turistëve është e mirë dhe nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Versus.al

