AKTUALITET /

‘Pika e voçkël’ e Kumbaros shndërrohet në zonë të mbyllur me tra, qytetarët përjashtohen nga plazhi i Manastirit

Në vitin 2021, ministrja Mirela Kumbaro firmosi heqjen e gjirit të Manastirit nga zona e mbrojtur, duke hapur rrugën për ndërtimin e një resorti. Ajo e quajti projektin “një pikë të voçkël”, por ndërhyrja po zgjerohet dita-ditës.

Shkruar nga Versus

‘Pika e voçkël’ e Kumbaros shndërrohet në

Ndërsa kryeministri Edi Rama e ka kthyer në slogan fushate lirimin e hapësirave publike nga uzurpimi privat, në terren realiteti është krejt ndryshe.

Një nga shembujt më flagrant është plazhi i Manastirit në Sarandë, i cili dikur ishte i hapur për të gjithë banorët dhe turistët. Sot, ky plazh është bllokuar plotësisht me barriera dhe tra, duke mos lejuar asnjë qytetar të zakonshëm të hyjë.

Sipas një denoncimi nga një banor i zonës, pas ksaj bllokade qëndron kompania e ndërtimit Albstar, e drejtuar nga Idajet Ismailaj, e njohur për lidhjet e saj me qeverinë. Kjo kompani është e njëjta që ndërtoi stadiumin kombëtar në Tiranë dhe që ka përfituar dhjetëra tenderë publikë pa garë. Banorët pretendojnë se pas kësaj është Damian Gjiknuri i cili e ka kthyer në një zonë të rezervuar për interesat politike dhe ekonomike të klientelës së pushtetit.

Në kulmin e propagandës për "lirimin" e plazheve, rasti i Manastirit tregon qartë se fushata e qeverisë nuk prek të fortët, por vetëm qytetarët e zakonshëm. Ndërsa plazhet e të varfëve lirohen me kamera dhe forca policie, ato që kontrollohen nga klientët e pushtetit mbrohen me barriera, heshtje institucionale dhe indiferencë totale.

Në vitin 2021, ministrja Mirela Kumbaro firmosi heqjen e gjirit të Manastirit nga zona e mbrojtur, duke hapur rrugën për ndërtimin e një resorti. Ajo e quajti projektin “një pikë të voçkël”, por ndërhyrja po zgjerohet dita-ditës. Pas kësaj qëndron kompania Albstar e biznesmenit Idajet Ismailaj, duke zaptuar zonën dhe duke e privatizuar.

Ndërkohë që bashkia, policia dhe institucionet lokale janë të zënë me ndjekjen e shitësve ambulantë, ata mbyllin sytë përballë uzurpimit të hapësirave publike nga kompani të fuqishme dhe të lidhura me pushtetin. Plazhi i Manastirit është sot një simbol i pastër i hipokrizisë së një fushate që godet të pambrojturit dhe kursen oligarkët.

“Plazhi Manastirit Sarande e bllokuar per banoret e thjesht. Nderkohe ne kulmin e fushates se Rames per hapsiren publike, ky plazh eshte bllokuar ne menyre flagrante dhe nuk lejon asnje person te bej plazh aty, nderkohe qe vite me pare ka qene nje plazh publik dhe i aksesushem nga te gjithë. Bashkia e Sarandes, Policia e Sarandes dhe Muçi i Sarandes merren me shites ambulant. Eshte 100% foto s’ka asnje plazhist nuk lejojne e kane bllokuar me tra lart. E kane bpllukuar ata vete, firma e ndërtimit. E ka bere ky Damian Gjiknuri kete dhe Albstari qe ka bere stadiumin ne Tirane”, shkruan qytetari./ JOQ

Poll