
Greqi- Një armë zjarri e tipit 'pistoletë' është zbuluar brenda burgut famëkeq të Koridhalos. ''Berreta'' ishte e mbushur me një karrikator me 8 fishekë.
Brenda këtij burgu, ndodhen ndër të tjerë, anëtarë të grupeve kriminale shqiptare dhe turke, të cilët kanë luajtur një rol kryesor në vrasje të ndodhura në Greqi. Mes tyre është edhe shqiptari Klodian Lekocaj, i njohur si udhëheqës i ashtuquajturës “mafia e burgjeve”
Zbulimi i armës ngre pyetje të rëndësishme, si në lidhje me mënyrën se si arma hyri në burgun e Koridhalos, ashtu edhe nëse brenda burgut ishte planifikuar ndonjë akt i përgjakshëm. Versus.al
