AKTUALITET /

Piu një sasi tabletash, 12 vjeçarja nga Delvina transportohet me helikopter për në Tiranë

Ilaçet që ka konsumuar e mitura, i përdorte familjari i saj i cili vuante nga sëmundja Parkinson.

Shkruar nga Versus

Piu një sasi tabletash, 12 vjeçarja nga Delvina transportohet me

Vlorë- Një vajzë 12 vjeçare është transportuar me urgjencë me helikopter nga Delvina për në Tiranë pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi ilaçesh.

E mitura u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës në gjendje jo të mirë ku ka thënë se kishte konsumuar ilaçet që përdorte një pjesëtar i familjes i cili vuan nga sëmundja e parkinsonit, konkretisht Deparkin.

Aktualisht 12 vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Versus.al

 

 

Poll